Join our e-list:
 

Embassy of Albania
2100 S St NW
Washington, DC 20008

(202) 223-4942

A1-Sqarim i pergjithshem per marrjen e pasaportes - Konsullo

Për të marrë pasaportë udhëtimi, shtetastit shqiptarë me banim në SHBA duhet të autorizojnë me Prokurë të Posaçme një person të afërt në Shqipëri, i cili do të aplikojë pranë Komisariatit përkatës të Policisë për marrjen e pasaportës tuaj. Në mënyrë që kjo Prokurë e Posaçme të njihet në Shqipëri, ajo duhet të legalizohet nga Sekretaria e Shtetit ku ju banoni me vulën Apostille.

Në rastet kur shtetasi shqiptar është i moshës mbi 16 vjeç, prokura hartohet dhe firmoset nga ai personalisht.

Në rastet kur shtetasi shqiptar është i moshës nën 16 vjeç, prokura hartohet dhe firmoset nga dy prindërit e fëmijës.

Për një person hartohet një prokurë e veçantë, pra nuk mund të hartohet një prokurë për dy a më shumë persona të së njëjtës familje.

Për të hartuar dhe legalizuar në mënyrë të rregullt një prokurë të posaçme, ju lutemi të download-ni , nga website i Ambasadës shëmbujt e prokurës për rastin kur personi është i moshës mbi 16 vjeç dhe rastin kur personi është i moshës nën 16 vjeç. Si dhe download-ni, procedurën e legalizimit.

Copyright © 2005 Embassy of Albania, Washington, DC and Globescope, Inc.