Join our e-list:
 

Embassy of Albania
2100 S St NW
Washington, DC 20008

(202) 223-4942

Zgjatja e pasaportes - Konsullore Uashington

Për të shtyrë afatin e pasaportës shqiptare ju duhet të dërgoni në Ambasadën e Shqipërisë, mundësisht me postë eksprese:
            

  1. Pasaportën;
  2. Pagesë prej 15$, me money order, paguar për “Embassy of Albania”; (Ambasada nuk pranon më pagesa me çek).
  3. Një kërkesë me shkrim me adresën dhe nr. tuaj të telefonit në të;
  4. Një zarf ekspres të parapaguar (zarfi ekspres të ketë të ngjitur pullën dhe të ketë adresën e ambasadës si dërguesi dhe adresën tuaj si marrësi); Mos dërgoni në asnjë mënyrë zarf të thjeshtë. Ambasada nuk mban përgjegjësi për humbjen e pasaportës të dërguar me zarf të thjesht.

Për t’u patur parasysh.

    1. Afati i përdorimit të pasaportës zgjatet pavarësisht faktit nëse pasaporta ka skaduar apo do të skadojë më vonë. Afati i ri i përdorimit të pasaportës do të jetë 31 dhjetor 2005.
    2. Nëse ju duhet pasaporte e vlefshme pas datës 31/12/2005, atëhere duhet të aplikoni dhe të merrni pasaportën e re shqiptare.
    3. Afati i pasaportës zgjatet pavarësisht faktit nëse ju e keni zgjatur atë më përpara.
    4. Pasaportat e leshuara përpara vitit 1995 (pasaportat e kuqe) kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk zgjaten më.
    5. Ju lutem mos merrni në telefon Ambasadën për të kontrolluar statusin e proçesimit të pasaportës tuaj. Linja telefonike është e mbingarkuar. Mund të kontaktoni vetëm nëse mendoni se vërtet ka vonesë.

Koha e proçesimit shkon deri në 4 (katër) ditë pune.

Copyright © 2005 Embassy of Albania, Washington, DC and Globescope, Inc.