A4 - Sqarim per legalizimin
e prokures - Konsullore Uashington
Pas hartimit të prokurës
në gjuhën shqipe do të ndiqni këto
hapa për të legalizuar prokurën:
1. Do ta noterizoni prokurën tek noteri amerikan;
(dokumenti nuk ka nevojë të përkthehet
në anglisht. Detyra e noterit është
vetëm vërtetimi i identitetit dhe firmës
së personave nënshkrues).
2. Do ta çoni prokurën e noterizuar
tek zyra e Sekretarit të Shtetit të
shtetit tuaj, që të merrni Apostille.
Apostille është një vulë që
Sekretari i Shtetit do të vërë
në prokurën tuaj, me qëllim që
të vërtetojë noterin. (listë
me numrat e telefonave të Sekretarëve
të Shtetit, të shteteve të SHBA
mund te gjendet në http://www.travel.state.gov/about/authentication.html.
Duke filluar nga data 10 maj 2004,
dokumentat nuk legalizohen nga Ambasada e Shqipërisë
në Washington.
Pasi të keni marrë Apostille
nga Sekretaria e Shtetit tuaj, do ta dërgoni
prokurën e legalizuar në Shqipëri
tek personi që ju keni autorizuar dhe do
t’i dërgoni edhe 5-6 fotografi. Fotografitë
e pasaportës duhet të jenë me ngjyra
dhe me sfond të bardhë, me pamje ballore
ku fytyra juaj të zërë rreth 70%
të sipërfaqjes. Fotografia të ketë
përmasat 4x5 cm. Një fotografi do të
shërbejë për çertifikatën
e lindjes së personit ndërsa të
tjerat për aplikimin e pasaportës. Gjithashu
personit në Shqipëri do ti dërgoni
të dhënat tuaja fizike, gjatësia,
dhe ngjyra e syve.
Këtu mbaron pjesa juaj dhe
do të fillojë puna për personin
që ju keni autorizuar.
* Nëse dalin probleme
në Shqipëri, me autoritet e policisë
shqiptare, të cilat nuk kanë njohuri
për procedurën e legalizimit me Apostille,
atëherë personat e interesuar duhet
t’i drejtohen Ministrisë së Punëve
të Jashtme në Tiranë, Drejtorisë
Konsullore për të kërkuar ndërhyrje
në sqarimin e situatës. Drejtoria Konsullore
në MPJ mund të kontaktohet direkt me
nr. e telefonit 364 685 ose 340 358.
|