Join our e-list:
 

Embassy of Albania
2100 S St NW
Washington, DC 20008

(202) 223-4942

B1 - Sqarim i pergjithshem per marrjen e Lejes se Kalimit

Shtetasit shqiptarë të cilët nuk kanë dokument udhëtimi dhe që për shkaqe emergjente duhet të shkojnë në Shqipëri, mund t’i drejtohen Ambasadës për marrjen e Lejes se Kalimit Për të marrë Lejen e Kalimit (travel dokument) shtetasi shqiptar duhet të paraqitet për intervistë në Ambasadën e Shqipërisë në Washington. Për këtë qëllim duhet që paraprakisht të fiksoni takim me sektorin konsullor të Ambasadës.

Në momentin e aplikimit në Ambasadë duhet të keni me vete:

1. Formularin tip LK1, të plotësuar;
2. Dy fotografi për pasaportë 4x5 cm, me ngjyra dhe në sfond të bardhë. Fotografia duhet të jetë nxjerrë brenda 6-muajve të fundit, nga momenti i aplikimit;
3. Pagesë prej 30$, me money order, për pagesë “Embassy of the Republic of Albania; (Nuk pranojmë pagesa me çek);
4. Fotokopje te certifikates te lindjes, ose te pasaportes se vjeter, ose te lejes se kalimit te vjeter, ose te ndonje dokumenti tjeter shqiptar apo amerikan qe ju zoteroni. Dokumenti mbështetës që do të paraqisni në Ambasadë duhet të jetë me fotografi, të kohëve të fundit;
5. Një kërkesë me shkrim ku të motivohet arsyeja e kërkesës për paisje me Leje Kalimit. Në rastin kur kërkuesi i Lejes së Kalimit është minoren (nën 16 vjeç), kërkesa bëhet nga prindërit bashkërisht, ose njëri prind me pëlqimin e prindit tjetër. Pëlqimi nga prindi tjetër jepet në formën e një deklarate noteriale me shkrim. Për të miturin me një prind ose kujdestar, kërkesës i bashkëngjiten dokumente që konfirmojnë kujdestarinë përmbi fëmijën;
6. Një zarf ekspres të parapaguar. (për rastet kur leja e kalimit nuk lëshohet në moment);

Shumë të rëndësishme

A) Mënyra e vetme për të aplikuar është me paraqitje në Ambasadë. Nuk pranohen aplikime përmes postës.
B) Duhet te kini parasysh se leja e kalimit shërben vetëm për të shkuar nga SHBA në Shqipëri, vetëm një rrugë në vajtje, dhe JO në ardhje.
C) Leja e Kalimit nuk është e vlefshme për të shkuar në ndonjë shtet tjetër.
D) Për t’u kthyer nga Shqipëria në SHBA, ju duhet të pajiseni me pasaportën shqiptare.
E) Leja e kalimit ka afat maksimal deri në gjashtë muaj për t’u përdorur.

Koha e proçesimit shkon në varësi të aplikimit, maksimalisht deri në 5-8 javë

Copyright © 2005 Embassy of Albania, Washington, DC and Globescope, Inc.