Legalizimi i dokumentave publike - Konsullore Uashington

Të dy shtetet, Shqipëria dhe SHBA, janë vënde anëtare të Konventës së Hagës, së 5 tetor 1961, për eliminimin e procesit të legalizimit. Si rrjedhim:

Për të legalizuar në SHBA dokumenta publike si psh. çertifikatë (lindje, martese, vdekje), vendime gjyqi, prokura të posaçme etj., me qëllim të përdorimit të këtij dokumenti në Shqipëri do të ndiqni procedurën e mëposhtme:

  1. Nëse nuk është origjinal, do noterizoni kopjen e dokumentit tek noteri amerikan
  2. Do ta çoni dokumentin origjinal/të noterizuar tek zyra e Sekretarit të Shtetit të shtetit tuaj, që të merrni Apostille. Apostille është një vulë që Sekretari i Shtetit do të vërë në dokumentin tuaj, me qëllim që të vërtetojë origjinalitetin e dokumentit ose noterin. (liste me numrat e telefonave te Sekretarive te Shteteve të SHBA mund te gjendet në http://www.travel.state.gov/about/authentication.html

Duke filluar nga data 10 maj 2004, dokumentat nuk kanë nevojë të legalizohen nga Ambasada e Shqipërisë në Washington.

Pasi të keni marrë Apostille nga Sekretaria e Shtetit tuaj, do ta dërgoni çertifikatën e legalizuar në Shqipëri tek të afërmit tuaj për të kryer veprimet e nevojshme.

  • Nëse dalin probleme në Shqipëri, me autoritete apo zyra shtetërore shqiptare, të cilat nuk kanë njohuri për procedurën e legalizimit me Apostille, atëherë personat e interesuar duhet t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, Drejtorisë Konsullore për të kërkuar ndërhyrje në sqarimin e situatës. Drejtoria Konsullore në MPJ mund të kontaktohet direkt me nr. e telefonit 364 685 ose 340 358.